RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen tre persona në Prishtinë, të dyshuar për vjedhje të rënda

arrestohen-tre-persona-ne-prishtine,-te-dyshuar-per-vjedhje-te-renda

Dje nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në dy aksione të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje.

Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore,(gjatë vitit 2023).

Pas marrjes së disa veprimeve operative nga hetuesit e stacionit Qendra, njëri nga aksionet i zhvilluar në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e dy personave e dyshuar:

– A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– S. D . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në 7 raste të vjedhjeve.

Ndërsa aksioni i dytë është realizuar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë ku është arrestuar personi:

– S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshojet të jetë i përfshirë në së paku 6 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.

Veprimet e mëtejme ndaj personave të dyshuar, po ndërrmeren në koordinim me prokurorin e shtetit.

Related posts

Vendosja e raketave amerikane në Gjermani, Rusia nuk përjashton të kërcënojë me dislokimin e armëve bërthamore

admin

Pas vrasjes së 6 pengjeve, Shtëpia e Bardhë thekson urgjencën e armëpushimit në Gaza

admin

Maduro dhe bashkëshortja e tij kapen nga forcat speciale amerikane, raportojnë media amerikane

RTI