RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryeministri Kurti pret nesër në takim Miroslav Lajçak

kryeministri-kurti-pret-neser-ne-takim-miroslav-lajcak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të takohet me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi pritet të nis në ora 09:00, dhe kjo është konfirmuar nga Zyra për Komunikim Publik nga Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák”,thuhet në njoftim.

Ndryshe Lajçak sot ka zhvilluar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, Lajçak theksoi se është diskutuar për të pagjeturit, dialogun si dhe kthimin e përfaqësuesve serb në institucionet e Kosovës.

“Në Beograd sot diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut. Ne folëm edhe për çështje aktuale, duke përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë si dhe personat e zhdukur”,deklaroi Lajçak.

Pas zhvillimeve të shumta në veri të Kosovës dhe dorëheqjeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve serb në institucionet e Kosovës, nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërkuar vazhdimisht që çdo situatë e krijuar në mes dy shteteve të zgjidhet përmes dialogut.

Related posts

Masakra e Nakaradës në Kosovë, Kurti: Prokuroria Speciale të bëjë drejtësi

admin

Erdoğan shpreson për zgjatjen e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi

admin

“Ka sjellë destabilizim serioz në rajon”- Rusia dënon vrasjen e liderit të Hezbollahut, koment dhe për sulmet në Liban: Mund të çojë në katastrofë humanitare, të ngjashme me atë në Gaza

admin