RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Punonjësit e rrjetit elektrik francez në grevë për paga më të larta

punonjesit-e-rrjetit-elektrik-francez-ne-greve-per-paga-me-te-larta

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e rrjetit elektrik francez ‘RTE’ kanë nisur një grevë për paga më të larta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqja e RTE-së dhe Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) nuk kanë arritur një marrëveshje për pagat që nga takimi i dy palëve në muajin nëntor. CGT-ja kërkon një rritje prej 6,9 për qind, por udhëheqja e RTE-së ofron 2,3 për qind rritje të pagave.

CGT-ja bëri thirrje për një grevë përpara një raundi tjetër negociatash, i planifikuar të mbahet gjatë ditës së nesërme.

Një tjetër grevë e fokusuar në paga më të larta dhe kushte më të mira pune po ashtu ka goditur operatorin kombëtar hekurudhor ‘SNCF’.

Udhëtimi u ndërpre fundjavën e kaluar kur kontrollorët filluan një grevë të premten. Transporti normal rifilloi dje.

Sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e SNCF-së thanë se një tjetër grevë do të fillojë nesër, si pasojë e të cilës do të preken linjat ‘TGV’ me shpejtësi të lartë dhe ato ndër-qytetor.

Grevat para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kanë shkaktuar shqetësime te udhëtarët pasi kontrollorët kanë lëshuar njoftimin për grevë për fundjavat e frekuentuara të festave.

Pasagjerët që kanë rezervuar bileta këshillohen të konfirmojnë nëse trenat janë në qarkullim përpara se të nisen për në stacione.

Related posts

Scholz në favor të pranimit të Bashkimit Afrikan në G20

Muhamet Ramadani

78 të vdekur në Afganistan brenda nëntë ditësh nga moti i ligë

admin

Kolonët iz’raelitë sulmojnë pronat e pa’lestinezëve në Bregun Perëndimor

admin