RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Nigeri, 5 të vdekur nga një sëmundje e padiagnostikuar

nigeri,-5-te-vdekur-nga-nje-semundje-e-padiagnostikuar

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën ndërsa 10 të tjerë po trajtohen në spital në shtetin Kaduna të Nigerisë, nga një “sëmundje e padiagnostikuar”, raporton Anadolu.

Sekretari i Spitalit “Sir Patrick Yakowa”, Ezra Joshua tha se në rajonin Kafanchan të shtetit, kanë humbur jetën 5 persona nga një sëmundje ende e padiagnostikuar ndërsa 10 të tjerë po marrin trajtim.

Ai theksoi se vazhdojnë hulumtimet lidhur me shkakun e vdekjes së personave, duke vënë në dukje se disa nga personat që u sollën në spital kishin kollë dhe të vjella.

Joshua gjithashtu paralajmëroi prindërit që të ndalojnë t’i referojnë fëmijët e tyre te mjekët lokalë, duke u bërë thirrje që menjëherë t’i dërgojnë në spital nëse vërejnë ndonjë simptomë.

Related posts

Policia e Kosovës me angazhime shtesë për sigurinë e trafikut rrugor

Muhamet Ramadani

Izraeli kërkon sërish luftë në Gaza

Muhamet Ramadani

Kryediplomati turk Fidan takon shefin e NATO-s në Bruksel

Muhamet Ramadani