RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

forcat-izraelite-vrasin-nje-palestinez-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Një palestinez u qëllua për vdekje të mërkuren nga forcat izraelite të sigurisë, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se ushtarët izraelitë vranë Mujahed Mahmoud Hamed-in, 32 vjeç, pranë qytezës Silwad në lindje të Ramallahut.

Ushtria izraelite tha se pranoi një raportim se një makinë kishte hapur zjarr në një post ushtarak pranë vendbanimit kolon izraelit Ofra në afërsi të Ramallahut.

Ushtria shtoi se ushtarët u përgjigjën duke qëlluar në automjet.

Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, ushtarët kanë ndjekur makinën, e cila është larguar drejt fshatit palestinez Ayn Yabrud, dhe kanë qëlluar personin brenda automjetit.

Dëshmitarët thanë se pas incidentit, forcat izraelite ngritën postblloqe dhe bllokuan disa rrugë, duke izoluar fshatra dhe qytete në pjesën lindore të Ramallahut nga pjesa tjetër e qytetit.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk priti në takim zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit

Muhamet Ramadani

I mbijetuan tërmetit, një familje siriane me 7 anëtarë vdes nga zjarri – VIDEO

admin

Intervista e Donald Trump me Elon Musk shoqërohet me probleme teknike, u pengua qasja e shumë përdoruesve në transmetimin e drejtpërdrejtë

admin