RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini: Nuk planifikohen aneksime të reja të territoreve ukrainase

kremlini:-nuk-planifikohen-aneksime-te-reja-te-territoreve-ukrainase

Aktualisht, Rusia nuk ka në plan të aneksojë territore të tjera në luftën e saj kundër Ukrainës, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov sipas agjencisë ruse të lajmeve “Interfax”.

“Përkundrazi, ka shumë punë për t’u bërë për të “çliruar” territoret e aneksuara nga kontrolli ukrainas”, shtoi ai.

Rusia aneksoi rajonet ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias, pavarësisht kundërshtimit të Ukrainës dhe Perëndimit për shkak se masa shkel ligjin ndërkombëtar. Asnjë nga rajonet nuk ishte nën kontrollin e plotë rus në kohën e deklaratës.

E drejta ndërkombëtare e njeh Rusinë si fuqi pushtuese në disa territore dhe parashikon se ato i përkasin Ukrainës.

Peskov tha gjithashtu se Moska e sheh rimarrjen e gadishullit të Krimesë të Detit të Zi, të cilin Rusia e aneksoi në 2014, nga Ukraina si një kërcënim të vazhdueshëm.

Autoritetet në qytetin Sevastopolit në Krime, raportuan sërish sulme të forcave ukrainase me drone, të cilat kishin goditur flotën ruse të Detit të Zi.

“Rreziku padyshim vazhdon sepse pala ukrainase vazhdon linjën e saj të organizimit të sulmeve terroriste”, tha Peskov.

“Megjithatë, mbrojtja ajrore tregoi se kundërmasat po funksionojne”, tha ai. /atsh

Related posts

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

admin

Kurti diskuton për raportet mes Kosovës e Serbisë me emisarët Sarrazin e Eigner

admin

KFOR-i ndërron komandën rajonale të perëndimit

admin