RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërcënimi nga Petkoviq, reagon presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

kercenimi-nga-petkoviq,-reagon-presidentja-osmani:-ne-territorin-e-kosoves-kurre-me-nuk-do-te-kete-police-dhe-ushtare-te-serbise

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka deklaruar se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste.

Sipas saj, kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

“Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është” veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”, ka shkruar ajo.

Related posts

Vazhdon aksioni “Brezovica” në Prishtinë, Njësitë Speciale në shtëpi të shumta

admin

Nëna 32 vjeçare nga Shkodra, hodhi në lum foshnjën e saj, arrestohet për vrasje

admin

Sistemi shëndetësor gjerman në prag të kolapsit

admin