RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO

blinken:-suedia-dhe-finlanda-te-anetaresohen-ne-nato

SHBA-ja pret që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen së shpejti NATO-s, pavarësisht rezistencës së Turqisë, deklaroi dje në mbrëmje sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

“Të dy vendet kanë ndërmarrë veprime konkrete dhe domethënëse për të përmbushur angazhimet e tyre, duke përfshirë ato që lidhen me shqetësimet e sigurisë nga ana e aleatit tonë, Turqisë”, tha Blinken pas një takimi dje me ministrat e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Suedisë, Pekka Haavisto dhe Tobias Billström, në Uashington.

“Unë pres që të dy vendet të bëhen së shpejti, zyrtarisht anëtare te NATO-s”, shtoi ai.

Më herët, ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen tha se Finlanda po shqyrton kërkesën per eksportet e armëve në Turqi, gjatë bisedimeve me homologun e tij turk, Hulusi Akar, në Ankara.

“Finlanda mund të shqyrtojë kërkesën për eksportin e disa armëve, në Turqi, në të ardhmen e afërt. Megjithatë, armët nuk do të dorëzohen pa kontrolle të kujdesshme”, tha Kaikkonen.

Turqia është një nga dy anëtarët e NATO-s që ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancë, duke përmendur mbështetjen e tyre të supozuar për grupet që Ankaraja i klasifikon si terroriste.

Ankaraja kërkon që Stokholmi dhe Helsinki të pengojnë aktivitetet e dyshuara terroriste në territorin e tyre dhe të heqin të ashtuquajturën embargo të armëve, ndër të tjera. /atsh

Related posts

Gjermani, emigrantët do munden të marrin nënshtetësinë pas pesë vitesh qëndrim

rezart morina

SHBA e shqetësuar nga grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën

admin

BIK: Këtë vit tubuam mbi 12 mijë kurbanë

admin