RTV AHIRETI
Lajme

OKB dërgon ndihma humanitare pranë Soledar

okb-dergon-ndihma-humanitare-prane-soledar

Kolona e parë e ndihmave të OKB-së që transportonte furnizime me ushqime, ujë, dhe ilaçe ka mbërritur në vendet pranë Soledarit të Ukrainës, zonë e cila ka qenë subjekt i luftimeve intensive midis forcave ukrainase dhe ruse.

Një zëdhënës i OKB-së tha se një kolonë humanitare me tre kamionë kishte sjellë ndihma për rreth 800 njerëz pranë Soledar në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk.

Jens Laerke nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se automjetet, të cilat u nisën nga Dnipro, po shkarkoheshin në zonat e kontrolluara nga qeveria ukrainase, pa dhënë një vendndodhje të saktë.

Related posts

Druzët sirianë do të stërviten në Izrael për “situata komplekse”

RTI

VIDEO/ “Besa besë…”! Sheshi jehon “UÇK”, qytetarët kundërshtojnë vendimin e Hagës për Çlirimtarët

admin

Kongresistja amerikane: Lufta në Gaza nuk do të përfundojë derisa SHBA-ja të ndalojë armatosjen e Izraelit

RTI