RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: 62 për qind e sulmeve raketore ruse ishin ndaj objektivave civile ukrainase

zelenskyy:-62-per-qind-e-sulmeve-raketore-ruse-ishin-ndaj-objektivave-civile-ukrainase

Rreth 62 për qind e sulmeve raketore ruse në Ukrainë kishin në shënjestër objektiva civile, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë qytete, qyteza, fshatra dhe vendbanime të Ukrainës janë dëmtuar rëndë nga sulmet ruse, tha Zelenskyy në një konferencë në kryeqytetin Kiev të premten.

Raketat ruse “shënjestruan në mënyrë specifike objektiva civile” dhe forcat ruse vazhdojnë të vrasin civilë ukrainas, tha ai.

Ai tha se dhoma të torturës dhe varre masive janë gjetur në zonat ukrainase që u janë rimarrë forcave ruse.

“Krimet e kryera nga shteti rus në tokën ukrainase, veçanërisht kundër ukrainasve, janë të paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shtoi Zelenskyy.

Ai tha se Ukraina pret që partnerët e saj ndërkombëtarë të mbështesin përpjekjet e saj për të siguruar që Rusia të gjykohet për krimet e saj.

Related posts

Princi i kurorës saudite dhe presidenti sirian diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

admin

Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë një palestinez pranë Jeninit

admin

VIDEO/ Po shoqërohej në polici, gruaja i merr armën efektivit dhe plagos tre persona

admin