RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërthim në një pallat në Angli, shumë persona nën rrënoja

shperthim-ne-nje-pallat-ne-angli,-shume-persona-nen-rrenoja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Jersey të Anglisë. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pallat duke e shembur atë. Nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

BBC raportuan se deri tani një person është konfirmuar i vdekur 2 janë dërguar të plagosur në spital, ndërsa dyshohet se të paktën 12 persona të tjerë janë nën rrënoja.

“Është një skenë e tmerrshme dhe e rrezikshme për të gjithë stafin. Nuk e dimë numrin e saktë të ndërtesave të dëmtuara, por një godinë 3-katëshe është shembur plotësisht”, tha shefi i policisë Robin Smith.

“Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe shtrati po lëvizte rreth orës 03:50. Kërkova menjëherë në internet nëse kishte rënë tërmet”, tha një banore pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Grupet e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë flakët pas shpërthimit. /a2cnn

Related posts

Sot zhvillohet takimi në Bruksel për dinarin, Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të BQK-së

admin6

Rënia e lindjeve në Francë, planifikohet testim i detyrueshëm i fertilitetit

admin6

Ministri izraelit: Janë përgatitur “procedurat e nevojshme” për mbylljen e televizionit Al Jazeera

rezart morina