RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Berisha: Serbomadhi Vuçiq vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës

berisha:-serbomadhi-vuciq-vazhdon-haptas-perpjekjet-per-destabilizimin-e-kosoves

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha, ka reaguar rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.

“Serbomadhi Vuçiq vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës.Të dashur miq, banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me breshëri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhën granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizionit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugë kryesore në veriun e vendit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shqiptar theksoi se i dënon fuqishëm aktet e tilla dhe mbështet institucionet e Kosovës në garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre.

“Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve. Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të koordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiq dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës”, theksoi ai.

Related posts

Qeveria ndan 50 mijë euro në mbështetje për familjen e rreshterit të vrarë në veri

rezart morina

Objekti misterioz ra mbi çatinë e një shtëpie në Florida, NASA: Erdhi nga Stacioni Hapësinor

admin

Ukrainë, dorëheqje dhe shkarkime mes akuzave për korrupsion

admin