RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenden trupat e 27 migrantëve në Zambi

gjenden-trupat-e-27-migranteve-ne-zambi

Trupat e 27 personave, që besohet se janë emigrantë nga Etiopia, janë “hedhur” buzë rrugës në zonën Ngwerere në veri të kryeqytetit të Zambisë, Lusaka.

Ata ka të ngjarë të jenë mbytur për vdekje ndërsa ishin në tranzit, tha zëdhënësi i policisë Danny Mwale për BBC.

Një i mbijetuar i gjetur “duke gulçuar për ajër” është dërguar me urgjencë në një spital lokal, tha ai.

Zambia është një pikë tranziti për migrantët, të cilët duan të arrijnë në Afrikën e Jugut.

Mwale tha se banorët e Ngwereres gjetën trupat të dielën në orën 06:00 me kohën lokale.

Ai tha se policia beson se emigrantët janë shtetas etiopianë bazuar në dokumentet e identitetit të gjetura në to.

“Hetimet tona paraprake tregojnë se një numër i përgjithshëm prej 28 personash, të gjithë meshkuj të moshës 20 deri në 38 vjeç, u hodhën në Meanwood Nkhosi përgjatë rrugës Chiminuka në zonën Ngwerere nga persona të panjohur”, tha policia në një deklaratë.

Trupat janë dërguar në morgun e Spitalit Mësimor të Universitetit të Zambisë.

Në Malavin fqinje, autoritetet zbuluan 25 trupa të emigrantëve etiopianë në një varr masiv në tetor. /koha

Related posts

Izraeli paralajmëron banorët e 3 fshatrave në Liban të evakuohen përpara sulmeve

admin

Ky lider europian, thirrje BE-së nga avioni pas kthimit nga Moska

admin

Sasia e ujit për person në Gaza është ulur nga 90 litra në 2 litra

Muhamet Ramadani