RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: G7 konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën

scholz:-g7-konfirmon-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-per-ukrainen

Vendet e industrializuara të Grupit të Shtatë (G7) e kanë siguruar Ukrainën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në luftën kundër Rusisë, deklaroi të hënën në mbrëmje kancelari gjerman, Olaf Scholz, në Berlin pas një videokonference me liderët e tjerë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ukraina do të mbështetet për aq kohë sa është e nevojshme”, tha Scholz.

Takimi erdhi një ditë pasi Zelensky zhvilloi një bisedë me presidentin amerikan, Joe Biden dhe u sigurua për mbështetje të mëtejshme ndërsa sulmet ruse në rrjetet e energjisë të Ukrainës vazhdojnë. Shumë zona në rajonin jugor të Odesës aktualisht, janë tani pa energji elektrike.

“Përmirësimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës do të ishte një prioritet”, tha Shtëpia e Bardhë.

Sipas deklaratës, Zelensky vlerësoi ndihmën ushtarake dhe financiare të SHBA-së.

“Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës së Ukrainës, Rusia aktualisht nuk ka aftësi mbrojtëse për pushtime territoriale në Ukrainë”, sipas një vlerësimi të shërbimeve sekrete britanike.

Ministria e Mbrojtjes në Londër tha se Rusia mund të vazhdojë të zgjerojë kontrollin mbi provincat në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson.

“Gjatë takimit të G7, udhëheqësit miratuan gjithashtu një kushtetutë për të krijuar një klub ndërkombëtar klimatik, me qëllim që vendet, veçanërisht ato ambicioze, të bashkëpunojnë në luftën kundër ngrohjes globale”, tha Scholz. /atsh

Related posts

Një muaj paraburgim për serbin, Dalibor Spasic, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

rezart morina

Policia paralajmron hapjen e Urës së Ibrit

RTI

Haxhitë tanë vizitojnë vendet historike të Medines

admin