RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Asamblistët e Listës serbe pritet të zëvendësohen nga Iniciativa Qytetare në veri të Mitrovicës

asamblistet-e-listes-serbe-pritet-te-zevendesohen-nga-iniciativa-qytetare-ne-veri-te-mitrovices

Pas dorëheqjes së asamblistëve të Listës serbe në fillim të muajit nëntor, nga Kuvendi Komunal në veri të Mitrovicës, të mërkurën ata pritet të zëvendësohen nga asamblistë të rinj të cilët do të vinë nga Iniciativa Qytetare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku.

Ai tha se zëvendësimi i tyre do të bëhet të mërkurën rreth orës 13:00 në Kuvendin Komunal në veri të Mitrovicës.

“Të mërkurën në orën 13:00 në Kuvendin komunal në veri të Mitrovicës do të zëvendësohen asamblistët e Listës serbe me asamblistë të rinj nga Iniciativa qytetare”, ka thënë Sadiku.

Telegrafi po ashtu ka siguruar emrat e 14 asamblistëve të rinj nga “Iniciativea Qytetare” , të cilët do t’i zëvendësojnë ish asamblistët e Listës serbe në Kuvendin Komunal në Mitrovicën veriore.

Ndryshe, asamblistët e partisë Lista serbe kanë hequr dorë nga pozita në fillum të muajit nëntor, në kundërshtim të vendimit për ri regjistrimin e targave të veturave.

Edhe përfaqësuesit politikë në nivel lokal u dorëhoqën duke çuar në nevojën për zgjedhje të parakohshme në katër komuna të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Related posts

Këtu janë zhvillimet më të fundit nga Palestina

Muhamet Ramadani

Trump thotë se do të diskutojë me Netanyahun vendosjen e mundshme të trupave turke në Gaza

Muhamet Ramadani

Algjeria paraqet projekt-rezolutë në KS-OKB për sigurimin e armëpushimit humanitar në Gaza

admin