RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari hedh poshtë akuzat e Parlamentit Evropian për korrupsion

katari-hedh-poshte-akuzat-e-parlamentit-evropian-per-korrupsion

Katari ka hedhur poshtë pretendimet e Parlamentit Evropian (PE) lidhur me akuzat për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).

“Doha hedh poshtë kategorikisht çdo përpjekje për ta lidhur atë me akuza për sjellje të pahijshme. Çdo lidhje e qeverisë së Katarit me pretendimet e raportuara është e pabazë dhe keqinformuar rëndë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Shteti i Gjirit “vepron përmes angazhimit mes institucioneve dhe vepron në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare”, shtohet më tej.

Eva Kaili, një nga 14 nënkryetaret e organit legjislativ evropian nga partia e majtë qendrore e Greqisë, PASOK-KINAL, u arrestua të premten nga policia belge pas bastisjes në shtëpinë e saj, me akuza për korrupsion që dyshohet se kishte lidhje me Katarin.

Parlamenti Evropian tha të hënën se do të nisë një hetim “të brendshëm” mbi akuzat për korrupsion, ndërsa kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, tha se: “Nuk do të ketë futje të mbeturinave nën qilim”.

Metsola tha gjithashtu se do të kërkojë transparencë të mëtejshme në takimet e zyrtarëve evropianë me aktorë të huaj dhe ata që lidhen me ta.

Related posts

Tronditet sërish Kreta/ Gjendet 3-vjeçarja me shenja dhune në kokë dhe në trup, arrestohet një 23-vjeçar dhe nëna e vogëlushes

admin

Autoritetet e Gazës akuzojnë Izraelin për 19 lloje të ndryshme krimesh lufte

Muhamet Ramadani

Policia iz’raelite su’lmon ekipin e TRT që filmonte momentet kur ush’tarët iz’raelitë rrihnin pa’lestinezët në Ku’ds

Muhamet Ramadani