RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkëmbim i ri i të burgosurve, 64 ushtarë ukrainas kthehen në shtëpi

shkembim-i-ri-i-te-burgosurve,-64-ushtare-ukrainas-kthehen-ne-shtepi

Ukraina njoftoi se 64 ushtarë të tjerë u kthyen në shtëpi në një shkëmbim të ri të të burgosurve me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një tjetër shkëmbim i të burgosurve. Ne vazhdojmë të kthejmë ushtarët tanë. 64 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët luftuan veçanërisht në zonat Donetsk dhe Luhansk, morën pjesë në mbrojtjen e qytetit Bakhmut, po shkojnë në shtëpi”, tha në Telegram Andriy Yermak, zyrtari i lartë i presidencës së Ukrainës.

Ai shtoi se një shtetas amerikan gjithashtu u lirua gjatë shkëmbimit të të burgosurve, si dhe kufomat e katër personave.

“Faleminderit Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës. I jam mirënjohës të gjithë ekipit, por ka ende shumë punë përpara. Ne jemi duke punuar”, shtoi ai.

Asnjë deklaratë nuk është bërë ende nga autoritetet ruse për shkëmbimin e të burgosurve apo në lidhje me numrin e njerëzve që u kthyen në Moskë.

Related posts

Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

rezart morina

Alarmohen sërish autoritetet e sigurisë në Serbi, 15-vjeçari në Beograd kërcënon me vrasje në shkollë

rezart morina

Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutim të kadetëve të rinj

rezart morina