RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Escobar sot del para Kongresit, përmend themelimin e Asociacionit dhe shtensionimin e veriut të Kosovës

escobar-sot-del-para-kongresit,-permend-themelimin-e-asociacionit-dhe-shtensionimin-e-veriut-te-kosoves

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të raportojë sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.
Në raportimin përmes të cilit z. Escobar pritet të dalë para Komisionit, riktheksohet përkushtimi amerikan për integrimin e vazhdueshëm të rajonit në strukturat euroatlantike dhe fokusimin e veçantë në progresin dhe sfidat në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Pjesa e konsiderueshme e raportit fokusohet në marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit mbetet epiqendra përmes së cilës Kosova dhe Serbia përmbushin obligimet e tyre, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në shkurt dhe mars, BE-me mbështetjen e fortë të SHBA-së- arriti një marrëveshje përparimtare për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve dhe një aneks zbatimi që ofron një kornizë përmes së cilës të dy vendet përmbushin detyrimet e tyre të pavarura. Një element kyç është përmbushja e obligimit të Kosovës që nga viti 2013 për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Asociacioni do të fuqizojë komunat me interesa, gjuhë dhe kulturë të përbashkët për të koordinuar sfidat e përbashkëta në ofrimin e disa shërbimeve publike, duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe zhvillimin ekonomik lokal. Për më tepër, Kosova dhe Serbia ranë dakord të njohin dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës. Dhe – e rëndësishmja – sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia nuk do të lobojë më kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, – thuhet aty.

Related posts

Presidenti kinez: Kina e gatshme për mbështetje reciproke me Rusinë për interesat thelbësore

admin

Lajçak në Washington takohet me O’Brien dhe Escobarin, flasin për rrugën përpara të dialogut

RTI

13 vende me letër të përbashkët paralajmëruan Izraelin kundër ofensivës së madhe në Rafah

RTI