RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja përjashton Iranin nga organi i të drejtave të grave

okb-ja-perjashton-iranin-nga-organi-i-te-drejtave-te-grave

Irani është përjashtuar nga organi i të drejtave të grave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për shkak të shtypjes së protestave, raporton “Al Jazeera”.

Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së (ECOSOC) prej 54 anëtarësh votoi të mërkurën për të miratuar një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përjashtuar Iranin nga Komisioni për Statusin e Grave, duke e akuzuar Iranin për shkelje sistematike të të drejtave të grave.

“Shtetet anëtare të OKB-së sapo votuan për të hequr Iranin nga Komisioni për Statusin e Grave”, ka thënë në Twitter, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, pas votimit. “Gratë dhe aktivistët iranianë na kërkuan ta bëjmë këtë dhe sot ne ia dolëm”, shtoi ajo.

Irani shprehu zhgënjimin me vendimin, teksa më parë kishte thënë se masa do të krijonte një “precedent të padëshiruar”.

Irani është përballur me protesta prej muajsh pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, një kurde e cila vdiq në paraburgim në shtator, pasi u arrestua nga policia e moralit e Iranit për mbajtjen “në mënyrë të pahijshme” të mbulesës.

Organizatat e huaja të të drejtave të njeriut kanë thënë se më shumë se 450 njerëz janë vrarë gjatë protestave, më shumë se dyfishi i numrit të vdekjeve prej 200 të raportuara nga Irani, i cili ka mohuar që forcat e tij të sigurisë kanë qëlluar mbi protestuesit.

Rezoluta thotë se shtypja e Iranit ndaj protestuesve “minon dhe shtyp vazhdimisht të drejtat e njeriut, të grave dhe vajzave, duke përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes dhe mendimit”. /koha

Related posts

Ka qenë kryenegociator i BE-së për Brexit, kush është 73-vjeçari Michel Barnie, do të jetë kryeministri më i vjetër i Francës! A do t’i japë fund ngërçit politik pas zgjedhjeve?

admin

Vritet roja e mediumit “Top Channel” në Shqipëri, autorët në arrati

admin

Ndihma e BE-së për kufizimin e migracionit nga Afrika mund të thyejë rregullat

admin