RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i SHBA-së, Trump, do të vizitojë Kinën më 14-15 maj

presidenti-i-shba-se,-trump,-do-te-vizitoje-kinen-me-14-15-maj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të udhëtojë në Pekin më 14 dhe 15 maj për një samit të nivelit të lartë me presidentin kinez Xi Jinping, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë, raporton Anadolu.

“Takimi i shumëpritur i presidentit Trump me presidentin Xi në Kinë tani do të zhvillohet në Pekin më 14 dhe 15 maj”, u tha gazetarëve zëdhënësja Karoline Leavitt.

Vizita, e planifikuar fillimisht për fillim të prillit, u shty për shkak të përshkallëzimit të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Leavitt shtoi se Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, do ta presin liderin kinez dhe bashkëshorten e tij në Washington në një datë të mëvonshme.

Related posts

Në veri rryma përgjysmë më lirë

Muhamet Ramadani

Zonja e parë e Turqisë viziton pacientët pediatrik të transferuar nga Gaza

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris mbledh 200 milionë dollarë nga donatorët në javën e parë të kandidaturës së saj! Sondazhet: Rritet mbështetja nga të rinjtë

admin