RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

10 të vdekur, përfshirë 5 fëmijë, nga zjarri në një ndërtesë banimi në Francë

10-te-vdekur,-perfshire-5-femije,-nga-zjarri-ne-nje-ndertese-banimi-ne-france

Dhjetë persona kanë humbur jetën, përfshirë pesë fëmijë, si pasojë e një zjarri në një ndërtesë banimi në Francën juglindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prefektura Rhone njoftoi se zjarri shpërtheu herët në mëngjes në rrethinën Vaulx-en-Velin të Lionit në një ndërtesë banimi 7-katëshe.

“Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur. Dhjetë persona kanë humbur jetën, mes tyre pesë fëmijë. Katër të plagosur janë në gjendje kritike për jetën dhe dhjetë të tjerë, përfshirë dy zjarrfikës, janë plagosur lehtë”, njoftoi prefektura, duke shtuar se zjarri është shuar.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, në një konferencë për media në Paris shprehu keqardhje për incidentin dhe njoftoi se do të vizitojë vendin e ngjarjes.

Related posts

OVL-UÇK paralajmëron protestë kundër Qeverisë Kurti

admin

Iz’raeli pranon se janë goditur bazat ajrore nga su’lmi me ra’keta i Iranit

admin

Arrestohet një adoleshent për planifikimin e sulmit në xhami në Hungari – VIDEO

admin