RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti zbulon një rezervë të madhe të gazit natyror në Mesdhe

egjipti-zbulon-nje-rezerve-te-madhe-te-gazit-natyror-ne-mesdhe

Ministri egjiptian i Naftës, Tarek El-Molla, ka bërë të ditur se vendi i tij ka zbuluar një rezervë të madhe të gazit natyror në bllokun Nargis në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës ‘Al-Ahram’, ministri El-Molla tha se vlerësimi akoma është në vazhdim për të përcaktuar rezervat e fushës së gazit natyror.

Në një takim informues para një komisioni parlamentar, El-Molla theksoi se zbulimi i fundit është më i rëndësishmi pas zbulimit në fushën e gazit ‘Zohr’ shtatë vite më parë.

Në vitin 2015, kompania italiane e energjisë ‘Eni’ zbuloi gaz natyror në rajonin ‘Zohr’ pranë brigjeve të Egjiptit.

Ministri egjiptian tha se detajet për sasinë e rezervës së gazit do të njoftohen në ditët në vijim. Vlerësohet se ka afro 1 trilionë metër kub të rezervave të gazit në ‘Nargis-1X’.

‘Nargis’ është një nga katër blloqet e eksplorimit në det të hapur, ku kompania ‘Chevron’ ka interesa operative në Egjipt së bashku me kompaninë ‘Tharwa Petroleum Co.’.

Related posts

Putin: Bashkëpunimi i shumëanshëm midis Turqisë dhe Rusisë po zhvillohet me sukses në të gjitha fushat

admin

Polakët bëjnë thirrje për qetësi pas 2 të vrarëve në sulmin e dyshuar me raketa në Poloninë lindore

admin

Erdoğan: Askush nga ne nuk mund të ndihet i sigurt aty ku fëmijët vdesin

rezart morina