RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti zbulon një rezervë të madhe të gazit natyror në Mesdhe

egjipti-zbulon-nje-rezerve-te-madhe-te-gazit-natyror-ne-mesdhe

Ministri egjiptian i Naftës, Tarek El-Molla, ka bërë të ditur se vendi i tij ka zbuluar një rezervë të madhe të gazit natyror në bllokun Nargis në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës ‘Al-Ahram’, ministri El-Molla tha se vlerësimi akoma është në vazhdim për të përcaktuar rezervat e fushës së gazit natyror.

Në një takim informues para një komisioni parlamentar, El-Molla theksoi se zbulimi i fundit është më i rëndësishmi pas zbulimit në fushën e gazit ‘Zohr’ shtatë vite më parë.

Në vitin 2015, kompania italiane e energjisë ‘Eni’ zbuloi gaz natyror në rajonin ‘Zohr’ pranë brigjeve të Egjiptit.

Ministri egjiptian tha se detajet për sasinë e rezervës së gazit do të njoftohen në ditët në vijim. Vlerësohet se ka afro 1 trilionë metër kub të rezervave të gazit në ‘Nargis-1X’.

‘Nargis’ është një nga katër blloqet e eksplorimit në det të hapur, ku kompania ‘Chevron’ ka interesa operative në Egjipt së bashku me kompaninë ‘Tharwa Petroleum Co.’.

Related posts

Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh

admin

India dhe Pakistani shkëmbejnë listat e objekteve bërthamore dhe të burgosurve civilë

Muhamet Ramadani

Francë, mësuesit në grevë për paga dhe kushte më të mira

Muhamet Ramadani