RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-it në Merdare i dorëzohet kërkesa për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë

kfor-it-ne-merdare-i-dorezohet-kerkesa-per-kthimin-e-ushtareve-serbe-ne-kosove

Edhe zyrtarisht, është dorëzuar kërkesa tek KFOR-i nga Serbia për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Dorëzimi i kërkesës është bërë fizikisht, në pikën e Merdares, shkruan lajmi.net.

Mediat serbe kanë publikuar pamje nga dorëzimi i kërkesës në fjalë.

Ky veprim vjen pasi mbrëmë Qeveria e Serbisë votoi pro kërkesës ndaj KFOR-it për kthimin e trupave serbe në Kosovë. Serbia pretendon se këtë ia mundëson Rezoluta 1244.

Amerikanët janë shprehur kategorikisht kundër një mundësie të tillë, përmes emisarit të për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Related posts

U arrestua muajin e kaluar në RMV, Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish-pjesëtarin e UÇK-së 

admin

Kryeministri i Malajzisë: Çdo shtetas izraelit i gjetur në vend do të deportohet menjëherë

admin

Kërkesë e re për ekstradimin e Gruevskit, Ismailoviqit dhe Demirit

admin