RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu kërkon vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Arabinë Saudite

netanyahu-kerkon-vendosjen-e-marredhenieve-te-plota-diplomatike-me-arabine-saudite

Kryeministri i nominuar izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se do të kërkojnë vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Arabinë Saudite “sapo të marrë detyrën”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mendoj se mund t’i japim fund konfliktit arabo-izraelit dhe të arrijmë paqen me palestinezët. Ne vetëm duhet të jemi kreativë në lidhje me këtë”, tha Netanyahu në një intervistë për televizionin saudit Al Arabiya.

Ai e përshkroi një hap të tillë si “hap kuantik për një paqe të përgjithshme midis Izraelit dhe botës arabe”, duke thënë se do të ndryshojë rajonin “në mënyra që janë të paimagjinueshme”.

Nuk kishte asnjë koment nga autoritetet saudite mbi deklaratën e Netanyahut.

Arabia Saudite nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe kundërshton normalizimin me Tel Avivin deri në përfundimin e pushtimit izraelit në territoret palestineze.

Megjithatë, ajo lejoi që hapësira e saj ajrore të përdoret për fluturime midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, dy vendet që vendosën marrëdhënie me Izraelin në shtator 2020.

Afati i Netanyahut për të formuar qeverinë izraelite përfundon më 21 dhjetor.

Related posts

Haxhiu njofton se kamerat e sigurisë janë vendosur edhe në vilën e Radoiçiqit

rezart morina

Zjarret po përhapen në veri të Iz’raelit pas su’lmeve të He’zbollahut

rezart morina

Komandanti i KFOR-it takohet me Lajçakun: Vendimet në lidhje me Urën e Ibrit duhet të merren në kuadër të dialogut

RTI