RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia synon të bëhet qendër globale për përcaktimin e çmimit të gazit natyror

erdogan:-turqia-synon-te-behet-qender-globale-per-percaktimin-e-cmimit-te-gazit-natyror

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia me iniciativat e saj në sektorin e energjisë synon të bëhet qendër globale për përcaktimin e çmimeve të gazit natyror, raporton Anadolu Agency (AA).

“Synimi ynë është sa më parë të transformojmë vendin tonë në qendër globale ku çmimi i referencës së gazit natyror përcaktohet” tha presidenti Erdoğan në një ceremoni ku u shënua përfundimi i një projekti për të zgjeruar një strukturë nëntokësore të depozitimit të gazit pranë Istanbul-it.

Rajoni veriperëndimor Trakya, që kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, sipas presidentit Erdoğan, do të bëhet një qendër veçanërisht e rëndësishme si për gazin natyror ashtu edhe për gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe depozitat nëntokësorë të gazit.

Në ngjarjen e organizuar në Silivri, Erdoğan tha se Ankaraja është në kontakt me Moskën, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të gazit natyror, duke theksuar se ata do të ndërmarrin hapat e nevojshme për ta bërë Turqinë qendër energjetike.

Duke theksuar rëndësinë e objekteve të magazinimit pasi vendet evropiane përballen me perspektivat e mungesës së energjisë, Erdoğan tha se objekti i magazinimit nëntokësor të gazit natyror në Silivri me zgjerimin e tij tani është më i madhi në Evropë, respektivisht me një kapacitet prej 4,6 miliardë metra kub.

Presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan mënyrat si vendet të punojnë së bashku në ndërtimin e një qendre të gazit natyror në rajonin Trakya të Turqisë.

Pas bisedimeve me presidentin rus më herët këtë vit, presidenti turk njoftoi se Ankaraja dhe Moska, pas propozimit nga Rusia, do të punojnë së bashku për ndërtimin e një qendre të gazit natyror në Trakya.

Related posts

Udhëtimi maratonë në Azi, Papa Françesku mbërrin në Indonezi

RTI

Gjermania: Aleatët evropianë të NATO-s do të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes

RTI

Zelensky: Na duhet ende kohë për kundërsulmin

rezart morina