RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO-ja është duke analizuar kërcënimin për bomba në Maqedoninë e Veriut

nato-ja-eshte-duke-analizuar-kercenimin-per-bomba-ne-maqedonine-e-veriut

Zyrtarët e NATO-s kanë informuar institucionet në Maqedoninë e Veriut se janë të informuar për kërcënimet për vendosjen e bombave në Maqedoninë e Veriut, të cilat së fundi përveç shkollave kanë prekur edhe hotelet dhe instittucione të tjera. Kreu i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani ka thënë se në selinë e Aleancës Veriatlantike kanë deklaruar se po analizojnë situatën për të mësuar se çfarë po ndodh konkretisht. Ndërkohë, Osmani ka deklaruar se parapakisht e kanë informuar Ministrinë e Punëve të Brendshme se NATO-ja nuk është adresa për këtë çështje specifike, sepse kjo kërkon një hetim policor.

“NATO nuk ka mekanizma të tillë. NATO-ja ofron më shumë mbështetje për diagnostikimin e dobësive të sistemit duke propozuar plane afatmesme dhe afatgjata për ta bërë sistemin më rezistent ndaj kërcënimeve dhe sulmeve hibride, por nuk ka asnjë mision që do të bënte hetime”

Megjithatë, Osmani ka vlerësuar se fenomeni i kalon kufijtë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë e ka vërejtur personalisht gjatë vizitës në Podgoricë. Osmani ka deklaruar se situata të bën të kuptosh se kjo nuk është ndonjë lojë adoleshentësh, ndërsa mund të ketë një kontekst rajonal sepse ndodhin në dy vende anëtare të NATO-s. Kryediplomati ka deklaruar se kanë informuar NATO-n se edhe vendet e rajonit duhet ta kthejmë thjerrëzën drejt një aspekti të tillë të analizës, për të mësuar nëse ky është një sulm rajonal ndaj anëtarëve të NATO-s dhe nga vijnë dhe cili është qëllimi i tyre. Megjithatë, Osmani vlerëson se aktualisht shteti është stabil, nuk ka rrezik për destabilizim. /shenja

Related posts

BE kujton ‘detyrat e shtëpisë’: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian, nëse nuk themelon Asociacionin

admin

Francë, kundërshtohet me protesta reforma e pensioneve

rezart morina

Ilir Peci arrin në Boletin për betim si kryetar i Zveçanit

rezart morina