RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katër shtete nënshkruajnë marrëveshje për të transportuar energji elektrike në Evropë

kater-shtete-nenshkruajne-marreveshje-per-te-transportuar-energji-elektrike-ne-evrope

Udhëheqësit e Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Rumanisë dhe Hungarisë nënshkruan një marrëveshje të shtunën për një kabllo elektrike nënujore nën Detin e Zi, për të transportuar energjinë e gjelbër azere në Evropë.

Marrëveshja përfshin një kabllo elektrike prej 1,100 kilometrash, prej 1,000 MW nën Detin e Zi, nga Azerbajxhani në Rumani, si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Bashkimit Evropian për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të qëndruar larg Rusisë në këtë aspekt.

“Duke pasur parasysh kontekstin aktual të sigurisë të shënuar nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës, ne duhet të bashkëpunojmë më mirë dhe të tregojmë më shumë solidaritet për të zbutur sfidat e përbashkëta”, ka thënë presidenti rumun Klaus Iohannis në takimin ku mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Bashkëpunimi ynë energjetik i përgjigjet një shtyse strategjike. Ai do të rrisë elasticitetin tonë energjetik dhe do të sigurojë diversifikimin e rrugëve të furnizimit dhe transportit. Ajo drejtohet nga tregu duke pasur parasysh rritjen e kërkesës për energji në Evropë,” ka thënë Iohannis.

Von der Leyen tha në takim se strategjia e BE-së për t’i kthyer shpinën karburanteve fosile ruse dhe për t’u diversifikuar drejt atyre që ajo i quajti “partnerët e besueshëm të energjisë” po funksiononte.

Ajo tha se BE-ja është gati të ofrojë mbështetje financiare për projektin në pritje të rezultateve të një studimi fizibiliteti.

“Do të ndihmojë në përforcimin e sigurisë sonë të furnizimit duke sjellë energji elektrike nga burimet e rinovueshme në BE përmes Rumanisë dhe Hungaris”, ka shtuar ajo.

Von der Leyen tha se kablloja e Detit të Zi mund ta transformojë Gjeorgjinë në një qendër të energjisë elektrike dhe ta integrojë atë në tregun e brendshëm të energjisë të BE-së, ndërkohë që mund të ndihmojë gjithashtu në rindërtimin e sistemit energjetik të Ukrainës dhe rindërtimin e vendit.

Related posts

Parlamenti i Turqisë ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO

rezart morina

Policia holandeze arreston mbi 1500 protestues që bllokuan autostradën – VIDEO

admin

Në 10 ditët e ardhshme do të ketë lëvizje të ushtrisë me konvoje ushtarake

admin