RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emine Erdoğan: Iniciativa ‘Zero Mbeturina’, manifestim i ëndrrës që fëmijët të kenë të ardhme të gjelbër

emine-erdogan:-iniciativa-‘zero-mbeturina’,-manifestim-i-endrres-qe-femijet-te-kene-te-ardhme-te-gjelber

Bashkëshortja e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, Emine Erdoğan, tha se lëvizja e inicuar nga ana e saj për “Zero Mbeturina”, me ç’rast Kombet e Bashkuara shpallën 30 marsin Ditë Ndërkombëtare të Zero Mbeturinave, është një manifestim i ëndrrës së saj që fëmijët të kenë të ardhme “të gjelbër dhe blu”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetet sociale në lidhje me shpalljen e 30 Marsit si Ditë Ndërkombëtare e Zero Mbeturinave nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Zonja e Parë Erdoğan tha:

“Lëvizja Zero Mbeturina është manifestimi i një të ardhmeje të dominuar nga bluja dhe e gjelbërta që unë ëndërroj për fëmijët tanë. Lëvizja Zero Mbeturina ka kaluar duke u rritur nga zemra në zemër si një top bore që nga viti 2017 dhe është kthyer në një mobilizim. Sot, të shohësh pikën që ka arritur ideali ynë global Zero Mbeturina është një ndjenjë e papërshkrueshme”.

“Si rezultat i përpjekjeve tona pas Iniciativës sonë të Vullnetit të Mirë për Zero Mbeturina, 30 Marsi u shpall zyrtarisht ‘Dita Botërore e Zero Mbeturinave’ me rezolutë të OKB-së”, tha Emine Erdoğan.

“Projektrezoluta që ne e paraqitëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së si Turqia mori mbështetjen e 105 shteteve bashkëprezantuese. Si përjetues të kësaj krenarie, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për njerëzit tanë dhe Ministrinë e Mjedisit, Urabnizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, të cilët kanë përqafuar, miratuar dhe zhvilluar projektin tonë”, shtoi Zonja e Parë e Turqisë.

Ndryshe, projekti Zero Mbeturina u lançua nga Zonja e Parë Emine Erdoğan me qëllim të nënvizimit të rëndësisë së zero mbetjeve në luftën kundër krizës klimatike.

Projekti ka marrë vëmendjen ndërkombëtare, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka shprehur mirënjohjen e tij për Emine Erdoğan gjatë një konference në New York në shtator.

Related posts

Izraelitët marshojnë në Tel Aviv për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

admin6

Policia e Berlinit shuan me forcë protestën propalestineze, sulmon një grua

rezart morina

Istanbul, mbahet protestë për shkak të djegies së Kuranit në Suedi

admin