RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanali televiziv danez kërkon falje për “komentin racist” ndaj futbollistëve marokenë

kanali-televiziv-danez-kerkon-falje-per-“komentin-racist”-ndaj-futbollisteve-marokene

Një kanal televiziv i Danimarkës kërkoi falje në Twitter për publikimin e komentit i cili përngjasonte lojtarët e kombëtares së Marokut dhe familjet e tyre me “familjen e majmunëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komenti i prezantuesit të TV 2 News, Christian Hogh Andersen shkaktoi kritika pasi ai bëri komentin gjatë kalimit në lajmin e familjes së majmunëve që do të jepej pas pamjeve të lojtarëve marokenë që festuan dhe u përqafuan me nënat e tyre pas fitores së ndeshjes në Kupën e Botës FIFA 2022.

Andersen kishte bërë prezantimin e lajmit të dytë me komentin “Në vazhdim të lajmit për lojtarët marokenë dhe familjet e tyre në Katar, kemi edhe lajmin për një familje kafshësh që u bashkuan për të t‘u ngrohur”.

TV 2 News, lidhur me ngjarjen bëri një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter ku tha: “Shprehim jashtëzakonisht keqardhje për komentet që lidhen me lajmin e mëpasshëm lidhur me kafshët. Për këtë kërkojmë falje”.

Kryeredaktorja e TV 2 News, Anne Mette Svane pranoi se komenti është “i gabuar dhe agresiv”.

Andersen kërkoi falje duke thënë se “nuk e ka bërë krahasimin me qëllim të keq”.

Related posts

KE heq të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe rifillon mbështetjen financiare pas një viti ngërç politik

admin

Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000 ushtarë dhe 30 luftanije

admin

Të plagosur nga zjarri izraelit dhe rifillim i bombardimeve në zona të ndryshme të Gazës

Muhamet Ramadani