RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Manovra të përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse, ndërsa Putin takohet me Lukashenko

manovra-te-perbashketa-ushtarake-ruso-bjelloruse,-ndersa-putin-takohet-me-lukashenko

Trupat ruse po kryejnë manovra ushtarake në Bjellorusi, në të njëjtën ditë presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në vend për të zhvilluar një takim me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, raporton Interfax.

Trupat ruse i përkasin një njësie të përbashkët bjelloruse-ruse që po krijohet dhe po stërviten në nivel batalioni.

Rreth 9 000 trupa ruse janë në njësi.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka planifikuar të takohet sot me sundimtarin bjellorus, Alexander Lukashenko në vizitën e tij të parë në Bjellorusi ndër vite.

Ndër të tjera, dy liderët afatgjatë kanë planifikuar të diskutojnë për partneritetin strategjik midis dy vendeve, të cilat formojnë një bashkim, si dhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Putin, i cili vizitoi për herë të fundit homologun e tij në Minsk në vitin 2019, do të shoqërohet nga disa anëtarë të qeverisë, në këtë vizitë pune.

Pas negociatave në një raund më të gjerë, Putin dhe Lukashenko do të tërhiqen për bisedime individuale.

Bjellorusia është ekonomikisht e varur nga Rusia dhe Lukashenko jeton nga huatë e Putinit.

Për më tepër, në kuadër të luftës ruse kundër Ukrainës, të dy ish republikat sovjetike kanë zgjeruar ndjeshëm bashkëpunimin e tyre ushtarak.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz e di që presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet sot me homologun e tij bjellorus në Minsk, për herë të parë në tre vjet, dhe është i shqetësuar se kjo mund të ketë njëfarë ndikimi në luftën në Ukrainë”, deklaroi sot zëdhënësi i tij, Steffen Hebestreit duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një konference për shtyp, në Berlin.

Kur u pyet nëse ekziston frika se Bjellorusia mund të hyjë në luftë, zëdhënësi tha shprehimisht se ekziston mundësia që Bjellorusia të rrisë kontributin e saj.

“Megjithatë, duhet të presim vlerësimet”, tha Hebestreit.

Related posts

Vuçiq takon ambasadorin rus në Beograd

admin6

Vdekja e punonjësve të ndihmës në Gaza, Biden dhe Netanyahu do të zhvillojnë bisedime në telefon

admin

Irani: Nëse Izraeli sulmon, jemi të gatshëm të përdorim armët që nuk i kemi përdorur më parë

RTI