RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasada e SHBA-ve ju bënë thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut

ambasada-e-shba-ve-ju-bene-thirrje-qytetareve-te-saj-te-kene-kujdes-gjate-udhetimit-ne-maqedonine-e-veriut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim paralajmërues për qytetarët amerikanë në rast se ata planifikojnë udhëtimin në Maqedoni.

Në njoftimin e ambasadës përmenden disa arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosjet për bomba nëpër shkolla, qendra tregtare dhe institucionet e vendit.

“Pasi që krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë” thonë nga Ambasada e SHBA-ve.

Gjithashtu, në letrën e këshillimit për qytetarët e saj, ambasada i përmend edhe kërcënimet e fundit me bomba nëpër institucionet e ndryshme në vend.

“Në këtë vend kohëve të fundit ka pasur edhe disa kërcënime me bomba. Kërcënimet në institucionet dhe vendet publike pas hetimit të policisë kanë rezultuar të rrejshme. Nëse jeni në ndonjë vend që kërcënohet me bombë, ju sugjerojmë që të dëgjoni sugjerimet e forcave të sigurisë në atë vend për tu evakuuar nga vendi i kërcënuar” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Lufta në Ukrainë, të dërguarit e SHBA dhe Rusisë takohen në Florida! Witkoff: Moska kërkon të punojë për paqen, ishte produktiv!

admin

Ukraina: Ushtarët rusë janë tërhequr nga lindja dhe nga jugu

admin

Vrau me armë zjarri nxënësit dhe mësuesen në shkollën e tij, zbardhet shkaku i vdekjes së vetë autorit 14-vjeçar! Detaje nga ekspertiza e trupit

admin