RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasada e SHBA-ve ju bënë thirrje qytetarëve të saj të kenë kujdes gjatë udhëtimit në Maqedoninë e Veriut

ambasada-e-shba-ve-ju-bene-thirrje-qytetareve-te-saj-te-kene-kujdes-gjate-udhetimit-ne-maqedonine-e-veriut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një njoftim paralajmërues për qytetarët amerikanë në rast se ata planifikojnë udhëtimin në Maqedoni.

Në njoftimin e ambasadës përmenden disa arsye si rreziqe nga turmat për festat e fundvitit dhe kanosjet për bomba nëpër shkolla, qendra tregtare dhe institucionet e vendit.

“Pasi që krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë” thonë nga Ambasada e SHBA-ve.

Gjithashtu, në letrën e këshillimit për qytetarët e saj, ambasada i përmend edhe kërcënimet e fundit me bomba nëpër institucionet e ndryshme në vend.

“Në këtë vend kohëve të fundit ka pasur edhe disa kërcënime me bomba. Kërcënimet në institucionet dhe vendet publike pas hetimit të policisë kanë rezultuar të rrejshme. Nëse jeni në ndonjë vend që kërcënohet me bombë, ju sugjerojmë që të dëgjoni sugjerimet e forcave të sigurisë në atë vend për tu evakuuar nga vendi i kërcënuar” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Vatikani kritikon BE-në për standarde të dyfishta ndaj luftërave dhe sanksioneve

Irfan Jahiu

Altun: Izraeli përhap lajme të rreme për të fshehur gjenocidin në Gaza

Muhamet Ramadani

Në sulmin ajror të Izraelit në Gaza vritet një palestinez

admin