RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri grek refuzon të mbajë konferencë e të fotografohet para logos së Republikës së Kosovës

ministri-grek-refuzon-te-mbaje-konference-e-te-fotografohet-para-logos-se-republikes-se-kosoves

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, nuk ka pranuar që të mbajë konferencën e të fotografohet para logos së Republikës së Kosovës.

Kjo bëri që të ndryshojë vendi ku zakonisht mbaheshin konferencat me mysafirët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të dy ministrat konferencën e mbajtën në një anë tjetër në sallën e konferencave të MPJD-së ku nuk kishte logo të Republika e Kosovës, por që ishte vetëm flamuri i shtetit kosovar dhe atij grek.

Të dy ministrat nuk u ndaluan as për fotografi në hyrje të objektit të MBJD-së siç është zakon në këtë ministri, sepse edhe në këtë hyrje është mbishkrimi Republika e Kosovës.

Related posts

Pahor i gatshëm për pozitën e emisarit në dialogun Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani

Kurti publikoi pamje me forcat serbe afër kufirit me Kosovën, reagon misioni ndërkombëtar KFOR

admin

Sulmoi me qindra raketa Izraelin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandatit të lartë! Çfarë është Hezbollahu dhe sa e fuqishme është ushtria e tij?

admin