RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Pekin po rritet

numri-i-te-vdekurve-nga-covid-19-ne-pekin-po-rritet

Numri i vdekjeve në Pekin po rritet gradualisht pas një vale të re të infektimeve me koronavirus.

Kjo vjen pasi Kina lehtësoi masat kundër pandemisë.

Më 20 dhjetor, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se pesë persona të tjerë kishin vdekur, duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 5.242.

Numri i vdekjeve është relativisht i ulët nga standardet globale, por tregon për një rritje të mundshme pasi Qeveria kineze lehtësoi masat e saj të rrepta të quajtur “zero-COVID”.

Raportet jozyrtare tregojnë se ka pasur një valë të re të infektimeve, dhe siç raporton AP, punonjësit e kompanisë funerale kanë raportuar se numri i vdekjeve nga COVID-19 është në rritje.

Duke qenë se nuk ka më karantinë dhe njerëzit po testohen dhe shërohen në shtëpi, autoritetet atje pohojnë se është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i personave të infektuar, gjë që e bën të vështirë vlerësimin e situatës.

Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës, nga 14 dhjetori, ka ndryshuar mënyrën e raportimit të rasteve me COVID-19, pas rënies së numrit të testimeve me metodën PCR.

Në njoftimin e këtij Komisioni u tha se nuk do të publikohen shifra ditore të rasteve me COVID-19 në rastet kur të infektuarit nuk kanë simptoma, pasi “është e pamundur të dihet me saktësi numri i personave të infektuar asimptomatikë”, të cilët në përgjithësi përbëjnë shumicën dërmuese të infeksioneve të reja.

Muajin e kaluar, Pekini dhe disa qytete të tjera, u përballën me protesta lidhur me masat e ashpra të Qeverisë. Protestuesit kërkuan që presidenti Xi Jinping dhe Partia Komuniste të japin dorëheqje.

Këto protesta ishin më të mëdhatë që ky shtet ka parë në dekada. Autoritetet u përgjigjën duke arrestuar një numër të paspecifikuar të protestuesve. /rel

Related posts

Katër të lënduar nga aksidenti ndërmjet trenit dhe një veture

rezart morina

SHBA jep 2.6 miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

admin

“Mbi 50 milionë njerëz në vitin 2021 jetuan në kushte të skllavërisë moderne”

admin