RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banorët e Venezuelës presin orë të tëra për t’u furnizuar me naftë

banoret-e-venezueles-presin-ore-te-tera-per-t’u-furnizuar-me-nafte

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar sërish në pikat e karburantit në Venezuelë për shkak të incidenteve të përsëritura në rafineritë e kompanisë shtetërore të naftës, të cilat kanë çuar në rritjen e mungesës së naftës në disa shtete.

Në vitin 2020 dhe përsëri në 2021, shoferëve iu desh të duronin radhë të gjata për ditë të tëra për të blerë benzinë kurse puna bujqësore u ndal për shkak të mungesës së karburantit.

Mungesat janë lehtësuar në fillim të këtij viti kur importet e naftës së papërpunuar iraniane e rritën produktivitetin e rafinerisë.

Por zinxhiri i rafinimit të Venezuelës është kthyer përsëri në funksionim vetëm me një pjesë të kapacitetit për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme. /koha

Related posts

Kina projekte pilot për të nxitur lindshmërinë

Muhamet Ramadani

Shpalli zgjedhjet e parakohshme/ Macron i bën thirrje qytetarëve franceze: Të bashkohemi dhe t’i themi “jo” ekstremeve

admin

Ndërron jetë në Mekë një haxhi nga Podujeva

admin