RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Media amerikane: Presidenti ukrainas viziton Kapitolin e SHBA-së

media-amerikane:-presidenti-ukrainas-viziton-kapitolin-e-shba-se

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pritet të realizojë një vizitë të papritur në Kapitolin e SHBA-së në Washington, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave ‘Axios’, ‘Fox News’ dhe ‘Punchbowl News’, “Zelenskyy të mërkurën do të marrë pjesë në një seancë të përbashkët të Kongresit”, vizita e tij e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës së Rusisë më 24 shkurt.

Më herët gjatë ditës, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shpërndau një letër duke u kërkuar anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që të jenë “të pranishëm fizikisht” në Kapitol të mërkurën në mbrëmje. Zyra e saj nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

“Ju lutem të jeni të pranishëm të mërkurën në mbrëmje për një përqendrim shumë të veçantë mbi demokracinë”, shkroi Pelosi në një letër drejtuar anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjithashtu, raportoi CNN, planifikohet që Zelenskyy të takohet me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. /aa

Related posts

Pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale/ VOA: Presidenti Biden zhvendos vëmendjen nga luftërat tek çështjet e brendshme

admin

20 vjet veç premtime për Ballkanin Perëndimor nga BE

admin

Pentagoni: Rusia lëshoi ​​një armë hapësinore në rrugën e satelitit amerikan

admin