RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu homologut amerikan: Turqia do ta vazhdojë me vendosmëri luftën kundër terrorizmit në Siri

cavusoglu-homologut-amerikan:-turqia-do-ta-vazhdoje-me-vendosmeri-luften-kunder-terrorizmit-ne-siri

Në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu theksoi se Turqia do ta vazhdojë me vendosmëri luftën kundër terrorizmit në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se Çavuşoğlu dhe Blinken diskutuan për zhvillimet e fundit në Ukrainë, veçanërisht zbatimin e marrëveshjes së drithit, zgjerimin e NATO-s, procesin e blerjes së avionëve F-16 dhe kalendarin e vizitave të ardhshme mes Ankarasë dhe Washington-it.

Gjatë telefonatës është folur edhe për zhvillimet e fundit në Siri, ndërsa ministri Çavuşoğlu ka theksuar se lufta e Turqia kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri.

Related posts

Italia i dhuron Ukrainës një ‘MAMBA’, i vetmi sistem i prodhuar në Europë që mund të përgjojë raketat balistike

admin

Ish-marinsi amerikan i burgosur në Rusi, avokatja: Nuk dihet vendndodhja e klientit tim

admin

Aktivistët e ndaluar të Flotiljes Globale Sumud mbërrijnë në Stamboll

Hevzi