RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Qëndrimi i Greqisë ndaj migrantëve tani ka arritur në nivel brutaliteti – VIDEO

erdogan:-qendrimi-i-greqise-ndaj-migranteve-tani-ka-arritur-ne-nivel-brutaliteti-–-video

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Greqinë për qëndrimin armiqësor ndaj migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qëndrimi i fqinjit tonë perëndimor, Greqisë, ndaj migrantëve, tani ka arritur në nivel brutaliteti”, tha Erdoğan në një fjalim në kongresin inaugurues të Konferencës së Jurisdiksionit Kushtetues të Botës Islame në Istanbul.

Fatkeqësisht, vendet perëndimore nuk po i përgjigjen “këtij brutaliteti të Greqisë”, tha presidenti turk.

Duke fajësuar Perëndimin se nuk është mjaft i ndjeshëm për këtë çështje, Erdoğan tha se vendet perëndimore dhe disa institucione që mbyllin dyert e tyre për migrantët tregojnë “nivele të larta tolerance ndaj grupeve terroriste PKK dhe FETO”.

Related posts

U vranë 45 palestinezë, sulmet ajrore të Izraelit në Rafah me armë të furnizuara nga SHBA

admin

Haaretz: Si rrëzohet Bibi…

Muhamet Ramadani

Heroi i Bondi Beach, Ahmedi: Doja vetëm të shpëtoja njerëz të pafajshëm

Muhamet Ramadani