RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Heroi i Bondi Beach, Ahmedi: Doja vetëm të shpëtoja njerëz të pafajshëm

heroi-i-bondi-beach,-ahmedi:-doja-vetem-te-shpetoja-njerez-te-pafajshem

Heroi global Ahmed Al Ahmed, i cili çarmatosi një person të armatosur gjatë të shtënave në Bondi Beach në Australi, tha se donte ta ndalonte sulmuesin nga vrasja e njerëzve të pafajshëm, transmeton Anadolu.

“Qëllimi im ishte vetëm t’ia merrja armën dhe ta ndaloja nga vrasja e njerëzve të pafajshëm”, tha Ahmedi, i cili ka lindur në Siri, në një intervistë me CBS News.

Mbrëmjen e 14 dhjetorit, një burrë dhe djali i tij hapën zjarr në plazhin e Sidneit, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 42 të tjerë. Policia e përshkroi incidentin si një “sulm terrorist”.

Ahmedi bëri bujë dhe fitoi zemrat në të gjithë botën për trimërinë e tij kur u hodh mbi njërin nga dy personat që qëlluan në Bondi Beach në Sidnei, qytetin më të madh të Australisë dhe kryeqytetin e Uellsit të Ri Jugor (New South Wales).

Ahmedi tha se “nuk shqetësohej për asgjë” përveç jetëve që mund të shpëtonte potencialisht. “E di që shpëtova shumë, por më vjen keq për humbjet”, tha ai.

Ahmedi shpjegoi se për të çarmatosur sulmuesin ai “u hodh” mbi shpinë dhe e goditi, duke u përpjekur t’i merrte armën. “Çdo gjë në zemrën time, në trurin tim, gjithçka funksionoi vetëm për të arritur të shpëtoja jetën e njerëzve”, tha ai.

Kryeministri australian Anthony Albanese e ka shpallur Ahmedin e lindur në Siri “më të mirin e vendit”.

Ahmedi, i cili u zhvendos në Australi në vitin 2006 dhe është baba i dy vajzave, u qëllua 4-5 herë në shpatullën e majtë dhe po merr trajtim në spitalin St. George të Sidneit.

Related posts

Përgjimet trondisin Bullgarinë, Petkov drejt dështimit për formimin e qeverisë së re

Muhamet Ramadani

Shefi i politikës së jashtme të BE-së dënon su’lmin iz’raelit në Bejrut që vr’au 7 punonjës mjekësorë

Muhamet Ramadani

Dy muaj nga sulmi terrorist në Banjskë, Serbia ende e pandëshkuar

Muhamet Ramadani