RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Seuli: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike

seuli:-koreja-e-veriut-leshoi-dy-raketa-balistike

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër të premten, tha ushtria e Seulit.

Koreja e Veriut ka bërë disa teste me raketa këtë vit duke përfshirë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar muajin e kaluar.

“Ushtria jonë vërejti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të lëshuar nga Koreja e Veriut në Detin Lindor nga zona Sunan e Phenianit”, tha shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut, duke iu referuar asaj që njihet si Deti i Japonisë.

“Ushtria jonë mban një pozicion gatishmërie të plotë, ndërsa bashkëpunon ngushtë me SHBA-në duke forcuar mbikëqyrjen dhe vigjilencën”, tha tutje ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar prej muajsh se Pheniani po përgatitet të kryejë testin e shtatë bërthamor.

Të dy vendet mbajtën një stërvitje të përbashkët ajrore të martën dhe vendosën një bombardues strategjik amerikan B-52H në gadishullin korean, sipas shefave të shtabit të përbashkët të Koresë së Jugut.

Bombarduesi i rëndë me rreze të gjatë ishte pjesë e një stërvitjeje që përfshinte avionët më të avancuar të SHBA-së dhe Koresë së Jugut — duke përfshirë F-22 dhe F-35.

Lansimi i raketës të premten ndodhi disa orë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani i kishte dorëzuar armë grupit ushtarak privat rus, Wagner.

Related posts

Amerika ia dhuron disa dronë Policisë së Kosovës

rezart morina

Gjykata serbe ia cakton 1 muaj paraburgim kosovarit të arrestuar mbi pretendimin për krime në Koshare

RTI

“Kontroll i plotë i qytetit rus Sudzha”- Zelensky: Kemi ngritur edhe administratë ushtarake

admin