RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Seuli: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike

seuli:-koreja-e-veriut-leshoi-dy-raketa-balistike

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër të premten, tha ushtria e Seulit.

Koreja e Veriut ka bërë disa teste me raketa këtë vit duke përfshirë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar muajin e kaluar.

“Ushtria jonë vërejti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të lëshuar nga Koreja e Veriut në Detin Lindor nga zona Sunan e Phenianit”, tha shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut, duke iu referuar asaj që njihet si Deti i Japonisë.

“Ushtria jonë mban një pozicion gatishmërie të plotë, ndërsa bashkëpunon ngushtë me SHBA-në duke forcuar mbikëqyrjen dhe vigjilencën”, tha tutje ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar prej muajsh se Pheniani po përgatitet të kryejë testin e shtatë bërthamor.

Të dy vendet mbajtën një stërvitje të përbashkët ajrore të martën dhe vendosën një bombardues strategjik amerikan B-52H në gadishullin korean, sipas shefave të shtabit të përbashkët të Koresë së Jugut.

Bombarduesi i rëndë me rreze të gjatë ishte pjesë e një stërvitjeje që përfshinte avionët më të avancuar të SHBA-së dhe Koresë së Jugut — duke përfshirë F-22 dhe F-35.

Lansimi i raketës të premten ndodhi disa orë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani i kishte dorëzuar armë grupit ushtarak privat rus, Wagner.

Related posts

Dy helikopterë të marinës përplasen në ajër dhe rrëzohen në tokë, raportohet për 10 viktima! Si ndodhi tragjedia në Malajzi

admin

Gaza, 8 palestinezë të vrarë në sulme të Izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat

admin

Agjencia e OKB-së apelon për transparencë pas vdekjes së 15 personave nga fundosja e anijes pranë ishullit grek Kios

Hevzi