RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Muja publikon listën e organizatave kriminale në veri: Rekomandoj arrestime

muja-publikon-listen-e-organizatave-kriminale-ne-veri:-rekomandoj-arrestime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka publikuar një listë me atë që ai i quan banda kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Ai hodhi poshtë se ka lista të serbëve për arrestime por tha se ka banda kriminale që po sfidojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
“Bandat kriminale në veri të Kosovës: Propaganda e Vuçiq e ditëve të fundit me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagon kinse lista të gjera të njerëzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve. Megjithatë, ajo që dihet në Mitrovicë është që ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës”, shkroi Muja.

Më pas listoi edhe, sipas tij, bandat kriminale që veprojnë në veri, bashkë me emrat e atyre që i kanë themeluar.

“(1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllai i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević, (3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vičić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllai i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë këtë lojë”, shkroi Muja.

Ai tha se “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” duhet të shpallen organizata terroriste.

“Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoičić, Zvonko Veselinović, Radule Stević, Aleksandar Filipović, Nenad Djurić, Stevan Pavičević, Aleksandar Jevremović, Marjan Radojević, Miloš Milovanović, Vladimir Radivojević (Mami), Marko Vukašinović, Lazar Radenković, Milorad Jevtić, Nemanja Jevremović, Srdjan Vulović, Dejan Vulović, Vladica Jovanović, Dragan Radulović, Ivan Aksenijević, Miloš Vlašković, Slobodan Vučinić, Zoran Stevanović, Milan Kompirović, Radovan Radić, Ivo Vučinić, Zvezdan Milojević dhe Goran Živković”, vijoi Muja.

Deputeti i LVV-së tha se grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet.

“E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për t’u përgjigjur para drejtësisë. Kjo është lista që unë do e rekomandoja për arrestim për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, përfundoi Muja.

Related posts

“Bisedimet Turqi-Siri filluan me qëllim të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paqen në rajon”

admin

Gara presidenciale në SHBA, Donald Trump ndryshon fushatën elektorale për përballjen me Kamala Harris

admin

New York/ Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës

admin