RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Barrikadat në veri, Kurti thotë se do të ketë takim me KFOR-in: Kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht

barrikadat-ne-veri,-kurti-thote-se-do-te-kete-takim-me-kfor-in:-kjo-nuk-mund-te-tolerohet-pafundesisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Pas deklaratave për situatën me energjinë elektrike, Kurti i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur për gjendjen në veri dhe planin e Qeverisë së Kosovës për barrikadat, të cilat nuk janë larguar ende nga KFOR-i, Kurti ka thënë se sot janë bërë dy javë që po pengohet liria e lëvizjes.

“E para është që KFOR-i ka kërkuar pak kohë prej neve, ne i kemi dhënë pak kohë, por jemi dëshmitarë që tashmë janë bërë 2 javë. Sot janë bërë 2 javë që janë vendosur barrikada që po pengojnë lirinë e lëvizjes. KFOR-i gjithmonë ka qenë i përkushtuar për të ofruar ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes. Pra, ne u kemi dhënë kohë KFOR-it pasi që e kemi ditur misionin e tyre, për të siguruar lirinë e lëvizjes. Tash nuk kemi liri të lëvizjes, pasi që kemi 12 barrikada”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se menjëherë pas Krishtlindjeve do të mbajë një takim me Komandantin e KFOR-it në Kosovë.

“Sot janë Krishtlindjet, por shumë shpejtë pas Krishtlindjeve ne do të kemi një takim me Komandantin e KFOR-it, pra unë si kryeministër në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje. Kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, ka deklaruar Kurti.

Related posts

Sot mësohet nëse do të mund t’i tërhiqni 30 për qind të mjeteve nga Trusti

admin

Kroaci, shkarkohet një prift për abuzim seksual të 13 fëmijëve

admin

Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

admin