RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mjekja Dollenberg: Gjermania në gjendje alarmi për infeksionet bakteriale

mjekja-dollenberg:-gjermania-ne-gjendje-alarmi-per-infeksionet-bakteriale

Mjekja urgjentiste, Aurora Dollenberg thotë se në Gjermani është shpallur gjendja e alarmit për infeksionet bakteriale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Dollenberg nënvizoi se Gjermania është në krizë për furnizimet me antibiotikë.

“Është një veçori e këtij viti që ne po hasim shumë me infeksionet bakteriale. Virozat dhe temperatuarat e larta të pakontrollueshme te fëmijët, të njëjtën problematikë po hasim edhe ne në Gjermani. Edhe pse moshat fëminore i trajtojmë edhe me disa antibiotikë të ndryshëm, e kemi të vështirë që të ulim temepraturën, duke pasur edhe të pamundur të diferencojmë, nëse kemi të bëjmë me viroza apo kemi të bëjmë me infeksione bakteriale që nuk i kemi hasur në vitet e fundit.
– Advertisement –

Jemi në krizë për furnizimin me antibiotik, sepse çdo pacient i dytë që futet në klinikën time, merr një antibiotik dhe farmacitë nuk kanë më kapacitete për t’i plotësuar nevojat me kaq shumë medikamentev, kundër infeksioneve bakteriale, kundër temperaturave të larta. Duke parë që edhe Gjermania ka rezerva të larta, me të vërtetë ka shpallur gjendjen e alarmit sa i takon infeksioneve bakteriale”, theksoi ajo. /euronews

Related posts

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e disa prej zhvillimeve kryesore sonte

admin6

Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra trupave nga Gaza

admin

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i deklaron fajtorët viktima

rezart morina