RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 17 të vdekur nga stuhia dimërore në Japoni

te-pakten-17-te-vdekur-nga-stuhia-dimerore-ne-japoni

Bora e madhe në pjesë të mëdha të Japonisë ka shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe ka lënduar mbi 90 tjerë, ndërsa qindra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, raporton “The Guardian”.

Autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se dimri i fuqishëm ka shkaktuar borë të madhe në rajonet veriore që nga java e kaluar. Qindra vetura kanë mbetur të ngujuara në autostrada, janë vonuar shërbimet e emergjencës dhe 11 persona kanë vdekur qysh të shtunën.

Më tepër reshje bore gjatë Krishtlindjes ka rritur numrin e të vdekurve në 17 dhe të lënduarve në 93, sipas shifrave që ka dhënë Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave të Japonisë të hënën.

Shumica e vdekjeve është shkaktuar nga rrëzimi nga çatitë, ndërsa kanë tentuar të pastrojnë ato nga bora. Apo janë varrosur nga bora e madhe që ishte mbledhur nëpër çati dhe ka rënë. /koha

Related posts

Ministri i Jashtëm iranian: SHBA-të do të jenë përgjegjëse për përshkallëzimin e veprimeve ndaj Teheranit!

admin

Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit

Hevzi

Në veri të Mitrovicës digjet një veturë me targa serbe

Muhamet Ramadani