RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçeviq: Njësia speciale e ushtrisë serbe do të rritet nga 1.500 në 5.000

vuceviq:-njesia-speciale-e-ushtrise-serbe-do-te-rritet-nga-1500-ne-5.000

Me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, numri i forcave të armatosura të Serbisë deri në fund të vitit 2023 do të rritet edhe për 3.500 ushtarë.

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka njoftuar sot se deri në fund të vitit 2023 numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura të Serbisë, përkatësisht atyre që do të trajnohen posaçërisht si pjesë e Forcave të Armatosura të Serbisë, do të rritet nga 1.500 në 5.000.

“Njoftoj opinionin e Serbisë dhe jo vetëm të Serbisë, se mbrëmë me gjeneral Mojsilloviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm që Forcat e Armatosura të Serbisë deri në fund të vitit 2023 të rrisin numrin e pjesëtarëve të njësive speciale, pra të atyre që do të trajnohen posaçërisht si pjesë e Ushtrisë Serbe, nga 1.500 në 5.000”, ka thënë Vuçeviq.

Ai deklaroi se Ushtria Serbe do të ketë 5.000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të trajnuar dhe të përgatitur të lartë, të cilët kanë kryer trajnimet më moderne, trajnime teorike dhe praktike, të cilët kanë armët dhe mjetet ushtarake më moderne dhe që janë të gatshëm të mbrojnë atdheun, kryejnë çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit të tyre.

Sipas tij, ata 5.000 ushtarë do të jenë gati për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave me të cilët ballafaqohet Serbia. /trt

Related posts

Hong Kongu goditet nga reshjet më të mëdha në 140 vjet

admin

Publikohet dokumenti: Qeveria nis procedurat për largimin e katër kryetarëve në veri

rezart morina

Somali, 1 milion njerëz në rrezik nga uria për shkak të thatësirës

admin