RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Po zhvillohet “punë aktive” për të formuar qendrën e gazit natyror në Turqi

rusia:-po-zhvillohet-“pune-aktive”-per-te-formuar-qendren-e-gazit-natyror-ne-turqi

Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, ka bërë të ditur se po zhvillohet “punë aktive” për ngritjen e qendrës së gazit natyror në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht po zhvillohet punë aktive me vendet që do të marrin pjesë në zbatimin e këtij projekti, si dhe me konsumatorët që kanë nevojë për gazin rus”, tha Novak në një intervistë për agjencinë shtetërore ruse TASS.

Novak tha se tregu evropian i gazit natyror mbetet “relevant” për Rusinë dhe se ka mjete për dërgimin e vëllimeve shtesë atje, përfshirë përmes tubacionit ‘Yamal-Europe’, i mbyllur “bazuar në motive politike”.

Rrjedha Turke aktuslisht punon me kapacitet të plotë, rruga ukrainase furnizon Evropën me një të tretën e vëllimit të parashikuar në kontrata, pavarësisht të gjitha kontradiktave, si dhe dërgesat e gazit natyror të lëngshëm rus në Evropë këtë vit u rritën në 19.4 miliardë.

I pyetur për restaurimin e tubacioneve të gazit natyror të Rrjedhës Veriore që shpërthyen në Detin Baltik, Noval tha se duhet kohë dhe para. Ai shtoi se vlerësimi i plotë i një mundësie të tillë mund të bëhet vetëm pas përfundimit të hetimit.

Novak përmendi Kinën, Turqinë, Kazakistanin dhe Uzbekistanin si konsumatorë të mundshëm të gazit të tubacionit rus, duke shtuar se gjithashtu ka një “perspektivë më të thellë” të dërgesave të gazit në Pakistan dhe Afganistan qoftë përmes infrastrukturës së Azisë Qendrore ose nga territori i Iranit në bazë të shkëmbimit, një marrëveshje sipas së cilës Rusia do të marrë gaz iranian në jug të vendit dhe në këmbim do të furnizojë me gaz në veri për konsumatorët iranianë.

Ministri rus gjithashtu tha se ka një marrëveshje për të rritur përkohësisht furnizimet në Azerbajxhan.

Më tej, Novak sanksionet i quajti një “ndalim de-fakto” për furnizimet e burimeve ruse të energjisë në vendet perëndimore, duke shtuar se shumë vendime, përfshirë kufiri i çmimit të naftës dhe gazit, janë marrë për përfitime politike dhe “provokojnë një krizë të thellë afatgjate dhe destabilizimi në Evropë”.

Ai tha se Rusia po ndërton logjistikë të re për transportin e naftës dhe gazit të saj, por derisa të zgjidhet kjo çështje, embargoja evropiane mund të çojë në një ulje të prodhimit të naftës me 7 apo 8 për qind në vitin 2023.

Novak mendon se mund të ketë disa përjashtime në embargon evropiane për dërgesat e naftës dhe produkteve të naftës, duke theksuar se edhe Gjermania dhe Polonia kërkuan dërgesa të naftës në vitin 2023 pa specifikuar origjinën, megjithëse më herët zyrtarët gjermanë thanë se ata e kishin fjalën për naftën kazake.

“Kur konsumatorët fillojnë të ndërhyjnë në ekonominë e tregut, kjo çon vetëm në çekuilibër”, theksoi Novak.

Zyrtari tha se Rusia bëri disa punë përgatitore për të kundërshtuar sanksionet, respektivisht siç tha ai, zgjeroi mundësitë e furnizimeve me naftë detare dhe zhvilloi kompani sigurimesh.

Ai gjithashtu vlerësoi kalimin në pagesa në monedha kombëtare, duke theksuar se kjo praktikë stabilizoi tregun.

“Gazprom, për shembull, e ka konvertuar plotësisht pagesën për gazin ‘Fuqia e Siberisë’ në juan dhe rubla mbi bazën e barazisë. Tregtia në rupin indian, lirën turke dhe rublën ruse gjithashtu po rritet”, tha Novak.

Lidhur me perspektivat e sektorit energjetik rus, Novak tha se, “Rusia është lojtari më i madh energjetik dhe është e treta në botë për sa i përket furnizimit me qymyr. Natyrisht, konsumi i energjisë do të rritet në të ardhmen, kështu që nuk mund ta imagjinoj se si do ta menaxhojë ekonomia botërore pa burimet tona energjetike.

Related posts

Orban: Von der Leyen është punonjësja, jo kundërshtarja jonë

rezart morina

Vdes një person në Prishtinë/ Policia në vendngjarje gjen armë, fishekë e dy telefona

admin

Përfundon pas 12 vjetësh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së

admin