RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti izraelit: Po pres me padurim të marr letrat kredenciale të ambasadorit turk

presidenti-izraelit:-po-pres-me-padurim-te-marr-letrat-kredenciale-te-ambasadorit-turk

Derisa ambasadorja e Tel Avivit mori detyrën e saj në Ankara, presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka deklaruar se po pret “me padurim” të marrë letrat kredenciale të ambasadorit turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

“I ngjallur nga dëgjimi i HaTikvah-it në Kompleksin Presidencial në Ankara, pasi ambasadorja Irit Lillian sot i dorëzoi kredencialet e saj presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, shkroi Herzog në twitter.

“Po pres me padurim së shpejti të pranojë kredencialet e ambasadorit turk. Një hap i madh përpara për marrëdhëniet Izrael-Turqi”, theksoi presidenti izraelit.

Herzog e shkroi mesazhin e tij në gjuhën hebraike dhe turke.

Diplomatja Ilir Lillian, emërimi i së cilës u njoftua më 19 shtator, në dy vitet e fundit ka shërbyer si e ngarkuar për çështjet e Izraelit në Ankara.

Në muajin gusht, Turqia dhe Izraeli ranë dakord të rivendosin lidhjet diplomatike dhe të riemërojnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm pas një ndërprerje 4-vjeçare.

Në muajin tetor, Turqia emëroi Şakir Özkan-in ambasador të ri të saj në Tel Aviv.

Related posts

Bullgaria miraton paketën e ndihmës me armë që do të dërgohet në Ukrainë

admin

Macron premton përgjigje shteruese për trazirat

admin

Një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Muhamet Ramadani