RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bullgaria miraton paketën e ndihmës me armë që do të dërgohet në Ukrainë

bullgaria-miraton-paketen-e-ndihmes-me-arme-qe-do-te-dergohet-ne-ukraine

Parlamenti i Bullgarisë miratoi paketën e ndihmës me armë për Ukrainën për ta mbështetur rezistencën e saj në luftën kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lista e armëve që do të dërgohen u diskutua fillimisht në një seancë me dyer të mbyllura të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe ati të Mbrojtjes. Llojet e armëve që do të dërgohen nuk u zbuluan për shkak të kushtit të fshehtësisë, por u raportua se ato nuk përfshijnë raketat S-300 dhe avionët MiG të kërkuar nga Ukraina.

“Ne do të dërgojmë teknologji që do të mbrojnë qiejt e qyteteve të Ukrainës kundër dronëve rusë”, tha Hristo Gacev, kryetar i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes.

Deputetët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) pro-ruse dhe Partisë Rilindja, që kanë gjithsej 52 vende në parlamentin prej 240 anëtarësh, transmetuan seancën e mbyllur drejtpërdrejt nga salla përmes celularëve të tyre për të bllokuar miratimin e ndihmës.

Udhëheqësja e BSP-së, Kornelija Ninova, i përshkroi partitë e tjera që mbështetën ndihmën me armë për Ukrainën si “koalicion lufte”.

Kostadin Kostadinov, kreu i Partisë populiste Rilindja, i cili mbron politikën e Moskës, këmbënguli që Bullgaria të largohet nga NATO dhe Bashkimi Evropian (BE).

Që kur Rusia i shpalli luftë Ukrainës, ndihma për armë e kërkuar nga Ukraina është refuzuar në mënyrë të përsëritur për shkak të presionit të presidentit pro-rus Rumen Radev dhe forcave politike që pajtoheshin me të në parlament. Në një seancë të mbajtur në fillim të nëntorit, parlamenti ndryshoi qëndrimin dhe vendosi t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Ukrainës dhe qeverisë për krijimin e paketës së nevojshme të ndihmës.

Related posts

Përmbytjet shkaktuan mijëra viktima dhe dëme të mëdha, OKB apelon për më shumë ndihmë për të prekurit në Libi

admin

Rusia mohon përfshirjen në grushtshtetin në Gjermani

admin

Ukraina pretendon se në luftë janë vrarë 40 mijë e 670 ushtarë rusë

admin